Përplasja për Gjibraltarin, Cameron bisedë telefonike me homologun spanjoll

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka kryer një telefonate "konstruktive" me Kryeministrin spanjoll Mariano Rahoy në lidhje me tensionet e ngritura në Gjibraltar. Cameron i shrehu "shqetësimin e tij serioz" Kryeministrit spanjoll pas një proteste formale nga Ambasadori britanik në Spanjë për kontrollet kufitare "joproporcionale".Tensionet u përshkallëzuan fundjavën e kaluar pas rritjes së kontrolleve të autoriteteve spanjolle të automjeteve në kufirin e Gjibraltarit që shkaktoi vonesa të mëdha për turistët dhe vendasit. Ndërkohë që Spanja është duke shqyrtuar një tarifë të re prej 50 € për të gjithë ata që kalojnë kufirin ne territorin britanik.Cameron pas bisedës tha në rrjetin social Twitter se "në telefonatën konstruktive me Kryeminsitrin spanjoll i bëri të qartë shqetësimet e britanisë për Gjibraltarit dhe se pozicioni i saj mbi sovranitetin nuk do të ndryshojë".Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka ofruar të 'reduktojë masat" në kufi të Gjibraltarit dhe të dy udhëheqësit ranë dakord se atje duhet të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjen e peshkimit.Qeveria lokale e Gjibraltarit ka ndërtuar një shkëmb artificial në ujrat e saj e cila nxiti tensionet me Spanjën. Autoritet lokale kanë hedhur 70 tonë beton në një zonë të caktuar të detit, me qëllim krijimin e një shkëmbi për qëllime mbrojtëse.Pas këtij ndërtimi , peshkatarët spanjollë që peshkojnë në zonë kanë akuzuar Gjibraltarin se ka dëmtuar të gjithë ekosistemin dhe ekonominë e tyre. Për shumë dekada qeveria spanjolle ka kërkuar rikthimin e këtij territori të pushtuar që prej 300 vitesh nga Britania dhe nuk njeh sovranitetin e saj.