Ushtria jemenase në gjëndje gadishmërie

Forcat e sigurisë në Jemen janë në gjendje gadishmërie të lartë pas alarmit për sulme terroriste ndaj përfaqësive diplomatike që ndodhen në vendin arab. Mijëra trupa të ushtrisë vendase patrulllojnë në kryeqytetin Sana dhe rajone të tjera të vendit. Pranë zyrave të misioneve diplomatike të huaja janë vendosur tanke dhe armatime të rënda.Gjithashtu masa të rrepta sigurie janë marrë edhe në aeroportin kryesor të vendit.Masat u shtuan pas alarmit të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara, e të cilët tërhoqën personelin diplomatik nga vendi dhe u bënë thirrje qytetarëve të largohen. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Britania e Madhe.Alarmi për sulme të mundshme terroriste u dha pas përgjimit të një bisede telefonike mes dy udhëheqësve të Al Kaedas, ku njëri prej tyre ishte Ayman al-Zauahiri.Korespondenti i BBC në Sanaa thotë se ka një prezencë të paprecedentë të ushtrisë në kryeqytet. Sipas tij, shërbimet vendase të inteligjencës kanë zbuluar se dhjetra militantë të Al Kaedas kanë hyrë në kryeqytet ditët e fundit, me të gjitha gjasat për përgatitjen e një sulmi terrorist madhor.Këto forca bashkëpunojnë ngushtë me CIA-n, e cila vetëm në 10 ditët e fundit ka ndërmarrë katër sulme me avionë pa pilotë ndaj objektivave terroristë.