OKB: Al-Kaida e dobësuar, por mbetet kërcënim

Në një raport të ekspertëve, që i është dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pretendohet se lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zaëahri, po përpiqet t’i bashkoj rajonet e ndryshme, por megjithatë Al-Kaida mbetet kërcënim.Gjithashtu në raport theksohet se al-Zaëahri ka dështuar të ripërtërij bërthamën e udhëheqjes së grupit në Pakistan dhe se disa grupe të ndryshme, të ndërlidhura me al-Kaidën, ende janë në procesin e miratimit të taktikave të tyre dhe duke kërkuar shënjestra të reja.Megjithatë, sipas raportit, këto grupe ende janë të afta për ndërmarrjen e sulmeve vdekjeprurëse.Raporti, që mbrëmë iu dorëzua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë se al-Kaida dhe grupet që bashkëpunojnë më të janë “më të ndryshme dhe më të dallueshme se më parë, dhe janë të bashkuara vetëm nga ideologjia dhe përkushtimi për dhunë terroriste”.