Siri, rebelët sulm autokolonës së Assadit, qeveria e mohon

Rebelët sirianë pranuan sulmin e armatosur ndaj karvanit të makinës së presidentit Bashar al-Assad.Një militant i "Liwa al-Islam" tha për agjencinë e lajmeve Reuters se raketat e rebelëve kishin goditur karvanin e makinave që shoqëronin Presidentin sirian. Ai tha se sulmi është ndërmarrë në kohën kur autokolona e Presidentit ishte duke u drejtuar për te xhamia në kryeqytet.Sulmi është mohuar nga Ministri sirian i Informacionit, Omran Zoabi, i cili tha se pretendimet për sulm ndaj automjeteve që shoqërojnë Presidentin janë "ëndrra dhe iluzione".Pak momente pas dhënies së lajmit të sulmit, Bashar al Assad u shfaq në pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror në Damask. Ai ndodhej në xhami për të festuar përfundimin e Muajit të Ramazanit dhe Bajramin e Madh i rrethuar nga besimtarë të tjerë.Ndërkohë analistët ndërkombëtarë po mundohen të kuptojnë nëse pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror ishin të regjistruara, apo në kohë reale. Rrjeti mediatik BBC thotë se në monitorimin e saj kapi për pak sekonda logon "direkt" gjatë transmetimeve, por ajo u hoq shpejt.Al Jazeera njoftoi se rrugët që të çojnë në lagjen al-Rawdha në Damaskut, pranë zyrave dhe shtëpisë së Assad ishin bllokuar, si masa sigurie para lëvizjes së Presidentit drejt xhamisë.Siria është përfshirë prej më shumë se 2 vitesh në një konflikt të armatosur që u shndërrua në një lufte civile. Grupet opozitare kërkojnë largimin e Presidentit Assad, ndërsa ky i fundit i quan ata "terroristë".Shifrat e OKB bënjë me dije se lufta i ka marrë jetën mbi 100 mijë personave ndërsa miliona sirianë kanë braktisur banesat e tyre për shkak rrezikut.