Jemen, 6 të vrarë nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh

Nga një sulm amerikan me aeroplan pa ekuipazh, në pjesën qendrore të Jemenit, janë vrarë gjashtë persona, që mendohet se ishin militantë të Al-Kaidës.Ky ishte sulmi i gjashtë i tillë në më pak se dy javët e fundit. Dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë në Provincën Marib thanë se aeroplani pa ekuipazh i kishte sulmuar dy makina sot në mëngjes.Sulmi ndodhi disa ditë, pasi Shtetet e Bashkuara mbyllën misionet diplomatike në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë, për shkak të kërcënimeve për sulm të mundshëm terrorist.Ky alarm është ngritur pasi ishin zënë mesazhet nga lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, duke urdhëruar degën në Jemen, që të kryejë sulm.Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë evakuuar personelin nga Jemeni.Dje, autoritetet e Jemenit thanë se e kishin zbuluar një komplot të al-Kaidës për t’i zënë portet kryesore dhe gazsjellësit në vend.