Lon Snowden: Putini nuk do të ndikohet nga presioni i SHBA-ve
Lon Snowden, babai i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se ai nuk beson se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, do të ndikohet nga presioni i Shteteve të Bashkuara dhe ta ekstradoj djalin e tij.Në një intervistë për agjencinë Reuters, ai tha se e respekton Putinin për fuqinë e tij të treguar duke i dhënë azil Edward Snowdenit në Rusi.Lon Snowden tha se shpreson se së shpejti do të udhëtoj në Rusi për të parë djalin e tij.Ai i ka shprehur mbështetje ndaj të birit duke thënë se djali i tij ka zbuluar abuzimet reale nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.Edward Snowden, që në Shtetet e Bashkuara është i kërkuar për shkak se ka dhënë informacione për programet e fshehta globale të vëzhgimit, mbërriti në Moskë më 23 Qershor, ndërsa kaloi 5 javë në aeroportin Sheremetyevo, derisa mori azil për një vit.