Zjarri mbyll aeroportin e Kenias, nuk ka viktima
Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar aeroporti kryesor ndërkombëtar në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Zjarri i fuqishëm që shpërtheu në njërën prej ndërtesave kryesore ka detyruar mbylljen e tij dhe evakuimin e pasagjerëve, ndërsa janë pezuluar të gjitha fluturimet dhe autoritetet zhvendosën pasagjerët dhe personelin.Sipas raportimeve të mediave zjarri është vënë nën kontroll pas disa orësh dhe shërbimet e emergjencës janë vënë në qendër të kritikave për kohën e madhe që I’u desh për t'u përballuar me situatën.Autoritetet thonë se për momentin nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, ndërkohë që hetimet për shkakun e shpërthimit të zjarrit kanë nisur.Aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit të Kenias shërben si një nyje lidhëse në Afrikën Lindore. Shumë fluturime ndërkombëtare zbresin fillimisht në këtë aeroport, për t'u shpërndarë më pas në shumë vende të tjera të Afrikës.