Egjipti, SHBA-BE bëjnë thirrje për dialog

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë thirrje ndaj të gjitha palëve, në krizën politike të Egjiptit, t'i japin fund "ngërçit të rrezikshëm", pasi qeveria e përkohshme tha se ndërmjetësimi i huaj dështoi.Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se qeveria e Egjiptit kishte një përgjegjësi të vecantë për të nisur këtë proçes. Qeveria e mbështetur nga ushtria njoftoi se do të prishë bllokadat në Kajro, nga mbështetësit eresidentit të rrëzuar Muhamed Morsi.Ndërkohë dhjetëra persona kanë vdekur nëpër trazira, që prej largimit të Mohammed Morsi nga pushteti, më 3 korrik. Gjatë kësaj kohe diplomatët nga SHBA, BE, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përpjekur për të rikthyer proçesin politik në Egjipt në rrugën e duhur.Megjithatë zyra e Presidentit të përkohshëm, Adly Mansour, deklaroi përmes një njoftimi se "faza e përpjekjeve diplomatike kishte përfunduar të mërkurën "Këto përpjekje nuk arritën rezultatet e shpresuara", thuhej në deklaratë.Presidenca tha se fajëson Vllazërinë Muslimane, që mbështet Morsi-n, "si përgjegjësen totale për dështimin e këtyre përpjekjeve".Deklarata e qeverisë erdhi pak orë pasi zëvendës-Sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, u largua nga Egjipti, pas disa ditësh bisedimesh ndërmjetësuese. Ai u asistua nga i dërguari i BE-së, Bernardino Leon.Menjëherë pas kësaj, Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, lëshuan një deklaratë të përbashkët."Edhe pse përplasjet e mëtejshme të dhunshme janë shmangur deri më tani, ne mbetemi të shqetësuar se qeveria dhe liderët e opozitës nuk kanë gjetur ende një rrugë për të ndalur këtë ngërç të rrezikshëm, si dhe për të implementuar masa të prekshme të krijimit të besimit", thanë ata."Qeveria egjiptiane mori një përgjegjësi të veçantë për fillimin e këtij proçesi, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj", vazhdon deklarata."Mbetet ende një situatë shumë e brishtë, që përmban jo vetëm rrezikun për më shumë gjakderdhje dhe polarizim në Egjipt, por pengon edhe rikuperimin ekonomik, që është shumë esencial për tranzicionin e suksesshëm të Egjiptit"thuhet ne deklaraten e perbashket Kerry-Ashton.