Kavani vlen 62 mln euro

Edinson Kavani mund të largohet nga Napoli.Faktin e ka konfirmuar menaxheri i tij, Mino Raiola, i cili ka zbuluar edhe shifrën e vendosur në kontratën e futbollistit për një largim të mundshëm nga skuadra italiane."Për shifrën e 62 milionë eurove, ka skuadra të cilat do të merrnin menjëherë një sulmues si Kavani", ishte deklarata e menaxherit që administron disa prej lojtarëve më të njohur në botë dhe ka qenë protagonist i transferimeve të bujshme në vitet e fundit."Sot, për atë që përfaqëson Kavani dhe për mungesën e sulmuesve të mirëfilltë në qarkullim, ai vlen plotësisht 62 milionë euro, por vlerën e lojtarit nuk e vendos me saktësi kush shet, por ai që blen", tha Raiola, duke aluduar për klubet që kanë kapital të pakufizuar për shpenzime marramendëse si Mançester Siti e PSZH që janë në pronësi të sheikëve të Katarit.