“Shi” golash në Laç, mundin Tomorin 4:3
Plot 7 gola janë shënuar në ndeshjen Laçi-Tomori , por duhet theksuar se kurbinasit nuk e kanë diskutuar fitoren, sepse e kanë pasur gjithçka në dorë. Tomori ka rezistuar vetëm 45 minuat e para në Laç, sepse në pjesën e dytë vendësit kanë zgjidhur gjithçka. Një ndeshje, që nuk u ngjit më lart se niveli mesatar, edhe pse ka “prodhuar” 7 gola. Trajneri Shehu i ka shkundur të tijtë në pushim të ndeshjes dhe ata kanë bërë detyrën në pjesën e dytë.Pjesa e parëFillimi është i mirë për kurbinasit, të cilët janë në sulm, në kërkim të golit të parë. Sefgjini dhe Emurllai janë pranë portës mike, por mbrojtësit e Tomorit janë të kujdesshëm. Sefgjini harkon bukur në zonë dhe Hoti, i vetëm në zonë, e devijon saktë me kokë topin, që përfundon në rrejtën e Naços, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh. Laçianët luajnë mirë dhe e mbajnë nën presion kundërshtarin, por nuk arrijnë ta dyfishojnë rezultatin, sepse gjuajtjet e tyre janë të pasakta. Beratsit mbrohen me forca të shumta dhe provojnë me ndonjë kundërsulm. Mile përpiqet i vetëm të bëjë diçka. Në fundin e pjesës së parë ai merr një top nga Tafaj dhe arrin ta barazojë rezultatin në 1-1.Pjesa e dytëKurbinasit duken më kërkues dhe e mbajnë nën presion Tomorin, që rivalizon në lojë. Laçi kalon shumë shpejt në avantazh dhe fiton më shumë besim. Në të 48-ën Shazivari shënon golin e dytë dhe beratasit reagojnë mirë, duke kërkuar ta barazojnë rezultatin, por Laçi shënon për të tretën herë më anë të kapitenit Vucaj. Pas këtij goli kurbinasit lëshojnë në lojë dhe shkaktojnë një 11-metërsh, që kthehet në gol nga Arbëri. Loja bëhet emocionuese dhe Emurllai humbet disa raste për shënim. Në të 84-ën Hoti shënon edhe golin e 4-t për Laçin, por 3 minuta më pas Isufi shkurton sërish diferencën në 4-3. Me këtë rezultat mbyllet kjo ndeshje, ku vendësit e kanë merituar fitoren.