Humbet Italia,Franca buzëqesh në Parma

Italia është mposhtur nga Franca në shtëpi në miqësoren e mbrëmshme ku nuk munguan emocionet dhe paraqitja e shkëlqyer e lojtarëve të rinjë. Përfaqësuesja e Prandellit humbi me rezultat 2 me 1 kundër "gjelave" te Didier Deschamp. Ashtu si jo rrallë herë ka mundur Italinë kur ish lojtari teknik i skuadrës transalpine ka bërë të njëtën gjë edhe në këtë miqsore duke fituar në shtëpinë e axurrëve.Sulmuesi I Milan El Sharaëy hapi serinë e golave duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të mirë që po kalon duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 35. Ky avantazh nuk zgjati shumë ndërsa pasi  dy minuta më vonë Valbuena barazoi rezultatin në 1 me 1.Pjesa e parë mbyllet në barazpeshë ndërsa e dyta nis me një Francë më kërkuese. Golin e fitores për gjelat  e shënon Gomis në minutën e 67 i cili do të vulos takimin që fitohet nga transalpinët në një fushë të vështirë si është ajo e nënkampionëve të europës. Në këtë takim edhe pse Italia Humbi ra në sy dyshja e sulmit Balotelli-El Sharaui që i garantojnë një të ardhme të sigurt kësaj skuadre.Kjo fitore është e rëndësishme për Francën duke patur parasysh se vije ndaj një kundërshtari aspak të dashur nga ta, ku kombëtarja e gjelave ka kujtime të hidhura që nga finalja e botërorit të gjermanisë ku francezët u mundën me penallti në një ndeshje ku diskutimet zgjatën për vite me radhë.