Miqësore, Shqipëria barazon 0-0 me Kamerunin
Takimi i fundit i kombëtares shqiptare për këtë vit jubilar u mbyll në barazim 0-0. Në Gjenevë të Zvicrës, Shqipëria luajti një miqësore me Kamerunin, takim i cili më shumë i shërbeu trajnerit Xhani de Biazi, i cili e nisi ndeshjen me një formacion pas humb eksperimente, por në pjesën e dytë provoi edhe disa elementë të rinj.Kuqezinjtë bënë një ndeshje të pëlqyeshme ndaj “luanëve të Afrikës” dhe në fund ata arritën ta mbyllin 2012-ën me barazim pa gola. Në këtë takim kuqezinjtë kanë bindur në përgjithësi, bindje që vjen nga porta ku Etrit Berisha u tregua zot i zonës së tij. Trajneri De Biazi në fund ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit si dhe nga futbollistët e rinj që provoi. Në pjesën e parë kishte një epërsi të lehtë të Kamerunit, por në të dytën Shqipëria është më superiore dhe rastet ishin më të mira për kuqezinjtë.Trajneri De Biazi mbyll një vit me Shqipërinë, që për italianin konsiderohet vit i mirë, por peng i mbetet humbja me Islandën. Miqësorja me Kamerunin ishte një provë e mirë për Shqipërinë, ku u dhanë sinjale pozitive për të ardhmen. Por kjo është thjeshtë një miqësore dhe nuk duhet të bazohemi shumë për ët dalë në përfundime, pasi në vitet e fundit Shqipëria ka qenë e suksesshme në ndeshjet miqësore, por në aktivitet kanë pasur oscilacione të shumta.