Spanja fiton 5-1 në miqësore

Kombëtarja e Spanjës e ka shkatërruar përfaqësuesen e Panamasë me rezultatin 5-1, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në fushën e këtyre të funditPedro Rodriguez e hapi serin e golave në minutën e 16 ndërsa David Villa e dyfishoi avantazhin  në minutën e  29 ndërsa lojtari i barcelonës Pedro me golin e dytë personal vendosi rezultatin e pjesës së parë në minutën e 43 duke mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes me një avantazh të dukshëm të Iberikëve të cilët tregohen të ashpër që në 45 minutat e para.Në pjesën e dytë, të besuarit e teknikut Del Boske do të shënojnë edhe dy herë të tjera me anë të mbrojtësit Sergio Ramos në minutën e 82, ndërsa Susaeta shënoi golin debutues me kombëtaren spanjolle minutën e 84.Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Gomez tre minuta pa përfunduar takimi. Spanja konfirmon edhe një herë formën e mirë edhe pse përballë kishte një kundërshtar të lehtë dhe jo shumë të njohur në arenën ndërkombëtare.Kampionët në fuqi të botës dhe Europës kanë harruar tashmë barazimin me francën në shtëpinë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar ndaj Panamas 5 gola.