Barazon Argjentina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 11:43
Argjentina ka barazuar 0-0 ndaj Arabisë Saudite në miqësoren e zhvilluar dje.Lionel Messi i cili u prit si hero nuk ka mundur dot të shënojë asnjë gol ,ndonëse gjatë 90 minutave kombëtarja e Messit ka pasur raste pa fund për të shënuar.Arabia Saudite e drejtuar nga trajneri holandes Rajkard është munduar të vërë në vështirësi kombëtaren latine, por pa mundur të shënojë qoftë edhe një gol.Gjithsesi ndeshja ka pasur një shikueshmëri mjaft të madhe si në stadium ashtu edhe nëpërmjet transmetimit televiziv.