City sytë nga sulmuesi Suarez

Mediat britanike kanë bërë të ditur se Mancester City tashmë e ka piketuar edhe pasuesin e sulmuesit Italian Baloteli.Kështu sipas raportimeve të ditës se sotme, Balo në janar me shumë mundësi do të braktis klubin anglez, pasi nuk po kalon një moment të mirë. Trajneri italian i City-it Mancini preferon shumë sulmuesin energjik të Liverpul, Suarez i cili është dhe shtylla kryesore në sulmin e "Redasve".Për Balotelin duket një rikthim i mundshëm në Itali që në janar dhe Milan e Inter janë dy ekipet që po ndjekin nga afër edhe situatën e sulmuesit kapriçoz të Mancester City-it