Ibrahimoviç leksion Anglisë

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonisti absolut i miqësores së luajtur dje në mbrëmje kundër skuadrës së Anglisë, pasi me katër golat e tij ka arritur të ndihmojë Suedinë për të mundur 4-2 ndaj kombëtares së tre luanëve.Ndonëse miqtë kanë udhëhequr për pjesën më të madhe të ndeshjes falë golave të Uellbek dhe Kaulker, shtatlarti suedez ka shënuar 3 herë në 15 minutat e fundit të takimit, për të përmbysur rezultatin nga 1-2 në 4-2. Për më tepër, goli i tij i katërt, i shënuar me roveshatë nga 30 metra, mund të jetë një ndër golat më spektakolarë të vitit 2012.  Zlatan Ibrahimovic ka shënuar plot katër gola ndaj Anglisë, për të mposhtur i vetem Britaniket në ndeshjen jubilare të 100-të për kapitenin e Anglisë, Steven Gerrard.Suedia e filloi më mirë takimin. Gjiganti Suedez Zlatan Ibrahimovic në minute e 20 është ai që hapi serinë e golave duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Por anglezët reagojnë shpejt duke duke barazuar me Danny Ëelbeckut në të 35 ndërsa Caulkeri  me golin e tij i jep epërsinë Anglisë në pjesen e parë. Në pjesën e dytë Zlatan Ibrahimovic barazon shifrat në minutën e 77 ndërsa në minutën e 84 e kaloi në epërsi Suedinë. Por për të mbyllur gjithçka dhe për t'i thënë Gerrardit se duhet t'i ndjekë këshillat e tij, Ibra realizon edhe golin e katërt duke vulosur rezultatin në 4-2 në minutën e fundit të takimit.  Ibra Mbyll gjithçka në mënyrën më spektakolare të mundshme duke shënuar një nga golat që do të ngelet shumë gjatë në memorien e të gjithëve Kjo ndeshje miqësore edhe njëherë tregoi se Anglia ka probleme serioze ndërsa konfirmoi formën e mirë që po kalon Suedezi  Ibrahimovic