Rosi sheh dritë në fund të tunelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2012, 13:14
Sulmuesi italian Xhuzepe Rosi është pranë rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju ndërsa po mendon mbi të ardhmen e tij e cila duket se është më afer Serisë A. Sulmuesi i vilareal nuk është i kënaqur me skuadrën e tij që po luan në kategorinë e dytë të spanjës ndërsa po kërkon largimin. Në itali skuadrat që kanë shprehur interesimin për të janë të shumta ndërsa dy ekipet Milaneze janë në garë për të marrë shërbimet e tij. Në Janar pritet rikthimi i Rosit në Itali ndërsa na mbetet të mësojmë se cila do të jetë fanella që ai do të vesh.