Mustafa: Sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se sovraniteti i Kosovës nuk duhet të vihet në diskutim. Ai është shprehur kundër asaj që në dialogun me Serbinë të negociohet për veriun e Kosovës.Kreu i LDK-së ka vlerësuar se dialogu për veriun e Kosovës që do të çonte në bosnjëzim të Kosovës. “Do ta bënim një Bosnjë të dytë. Dhe, Kosova nuk rrezikon të bosnjëzohet. Po të pranonim që të japim autonomi për veriun e Kosovës do të ishte gabim i madh”, ka thënë Mustafa.Kreu i partisë më të madhe opozitare ka thënë se LDK-ja ka gabuar duke lejuar që qeverinë ta udhëheqë dikush tjetër, kur kjo parti i ka fituar zgjedhjet. Mustafa ka bërë të qartë se partia që udhëheq ai synon postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme.“Ne asnjë partie dhe as AAK-së nuk do t’i ofrojmë postin e kryeministrit për koalicion. Gabimin më të madh në të kallurën LDK e ka bërë me rastin e lëshimit të postit të kryeministrit ndonjë anëtari që nuk është i LDK-së. Ne nëse i fitojmë zgjedhjet duam që t’i marrim edhe përgjegjësit dhe postin e kryeministrit nuk mund t’ia ofrojmë askujt”, është shprehur Mustafa.Lideri i LDK-së, ka thënë se nuk ka dështuar reforma zgjedhore, por dështon reforma kushtetuese nëse nuk zbatohet marrëveshja për mandatin e presidentit. Mustafa ka thënë se beson që Thaçi do të zbatojë marrëveshjen për presidenten.Ndërsa, duke folur për raportet me kryeministrin, Mustafa ka theksuar se kanë raporte korrekte. “Me kryeministrin kemi raporte të nivelit që nuk shahemi, nuk ofendohemi”, ka thënë ai.Mustafa ka thënë se ka shumë arsye që opozita të bashkëpunojë, duke e cilësuar legjitim qëndrimin për rrëzimin e qeverisë. Kryetari i LDK-së nuk ka përjashtuar mundësinë e hyrjes së LDK-së në koalicion edhe me Vetëvendosjen në të ardhmen.