Papa Leo XIV pret në Vatikan presidentin Bajram Begaj, fokus te Ballkani Perëndimor dhe integrimi në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 07:31
Papa Leo XIV priti sot në audiencë Bajram Begajn, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili më pas zhvilloi një takim edhe me Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, i shoqëruar nga monsinjori Paul Richard Gallagher.
Sipas një komunikate të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë bisedimeve miqësore në Sekretariatin e Shtetit u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe gatishmëria për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorë me interes të ndërsjellë.
Në vijim të bisedës, palët diskutuan edhe për çështje të ndryshme ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe procesit të integrimit të tij në Bashkimin Europian
