Greqia dhe Shqipëria bien dakord për mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve për varrezat ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Greqi, Nikos Dendias, dhe homologu i tij shqiptar, Ermal Nufi, kanë rënë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri grek përmes një postimi në rrjetin social X, pas takimit të zhvilluar në Tiranë.

Postimi i ministri grek në "X":

Gjatë takimit me homologun tim shqiptar Ermal Nufi, ramë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. #Greqia gjithmonë i ka respektuar ata që sakrifikuan për Atdheun.