VIDEO/ 100km/h! Pamjet e Nikoll Radaçit duke qarkulluar me shpejtësi 'skëterrë' pak sekonda para aksidentit fatal

Një video e publikuar tregon momentet para një aksidenti ku është përfshirë Nikollë Radaci, i cili drekën e së dielës aksidentoi për vdekje dy të mitur dhe një vogëlush tjetër.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtimin e specializuar për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore.

Sipas pamjeve të siguruara nga Ora News dhe hetimeve paraprake, Radaçi shihet duke lëvizur me shpejtësi të lartë, rreth 100 km/h, teksa kalon në një segment rruge.

Në video vihen re edhe disa manovra të njëpasnjëshme të automjetit pak sekonda para përplasjes.