Malaj: Standardi i jetës duhet të jetë përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ka folur për tragjedinë e rëndë në Durrës dhe nevojën për përmirësim të standardit të jetesës në vend.

Malaj u shpreh se është e domosdoshme që qytetarët të kenë një standard jetese të denjë dhe të përafërt me atë europian, duke theksuar rolin që kanë shteti, institucionet dhe familja në këtë proces.

“A ka mundësi që standardi i jetës të jetë standard europian? Kjo është detyrë e shtetit, institucioneve dhe familjes për atë çfarë ne paguajmë,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se jeta është e shkurtër dhe duhet vlerësuar më shumë, duke theksuar se shoqëria nuk duhet të humbasë kohë në konflikte apo tensione të panevojshme, por të fokusohet te sfidat reale të përditshme.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: