Tragjedia në Durrës/ Nora Malaj shpërthen në lot: Është përtej nesh
Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ka folur për tragjedinë e rëndë në Durrës.
Teksa po jepte opinionin e saj Malaj nuk ka mundur që ti mbajë lotët gjatë transmetimit.
Ajo u shpreh se ngjarja shkon përtej çdo përshkrimi dhe se shoqëria po përballet me atë që e cilësoi si “tragjedia pas tragjedisë”, ku familjet e prekura përjetojnë një dhimbje të dyfishtë dhe të thellë.
“Duam apo s’duam, lotët na shkojnë vetë. Është përtej nesh,” tha Malaj.
Malaj theksoi se ngjarja është edhe më e rëndë për shkak të mungesës së reagimit të menjëhershëm dhe ndihmës së parë, duke e cilësuar situatën si një dështim që kërkon reflektim të thellë nga shoqëria dhe institucionet.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:

