Avokati Redi Shima: Tragjedia në Durrës mund të ishte parandaluar

Avokati Redi Shima ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Durrës.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ngjarja mund të ishte parandaluar, duke ngritur shqetësime mbi veprimet e institucioneve dhe autoriteteve përgjegjëse.

Sipas Shimës, nga informacionet e bëra publike në media, drejtuesi i mjetit është ndaluar disa herë më parë pa patentë dhe në gjendje të dehur, ndërsa për të kishte pasur edhe ankesa nga komuniteti si person problematik.

Ai theksoi se në raste të tilla duhet një kontroll më i rreptë nga ana e policisë dhe institucioneve, duke shtuar se autoritetet duhet të kishin qenë më vigjilente për të parandaluar rikthimin e tij në drejtimin e mjetit.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: