Malaj: Institucionet duhet të ndërhyjnë urgjent në rastet problematike

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ka folur për tragjedinë e rëndë në Durrës dhe nevojën për ndërhyrje më të fortë institucionale në raste të ngjashme.

Malaj theksoi se shoqëria duhet të përballet seriozisht me çështjet e shëndetit mendor dhe menaxhimin e rasteve problematike, duke kërkuar një qasje të strukturuar nga institucionet përgjegjëse.

Sipas saj, është e domosdoshme që këto raste të mos mbeten të patrajtuara, por të ndiqen nga afër nga specialistët dhe institucionet përkatëse, në mënyrë që të parandalohet rreziku për ngjarje të rënda në të ardhmen.

Ajo shtoi se ndërhyrja e hershme, trajtimi profesional dhe monitorimi institucional janë thelbësore për të shmangur situata që mund të cenojnë sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: