Tragjedia në Durrës: Dëshmia prekëse e Ilirjana Kuçanës në Ora News
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 19:28
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ndau dëshmi prekëse nga takimi me familjet e prekura nga tragjedia në Durrës.
E emocionuar, ajo tregoi dhimbjen e familjeve ndërsa ngriti shqetësim edhe për gjendjen e rënduar psikologjike të fëmijëve në familje, duke theksuar se vajzat, të moshës 12 dhe 13 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë emocionale dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje profesionale.
Kuçana shtoi se, në mungesë të reagimit institucional, është dashur ndërhyrja personale e të pranishmëve për të siguruar ndihmë psikologjike për fëmijët.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
