Ma mori djalin në trotuar/ Dëshmia rrëqethëse e babait të 13-vjeçarit dhe thirrjes për drejtësi

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku solli dëshmi dhe mesazhe të forta nga familjet e prekura nga tragjedia në Durrës.

Ajo tregoi gjithashtu se ka parë nga afër dhimbjen e familjeve, duke e cilësuar të pamundur për t’u harruar atë që ka përjetuar në takimet me ta.

“Në emision u përcoll edhe dëshmia e babait të një 13-vjeçari, i cili mes dhimbjes së madhe tha se kishte pritur që djali të rritej për t’i ardhur në ndihmë familjes, ndërsa vetë përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe shëndetësore, duke marrë vetëm një pension invaliditeti.

Ai ka kërkuar gjithashtu hetim dhe zbardhje të plotë të ngjarjes, duke deklaruar se ka denoncuar më herët probleme të sigurisë në zonë, përfshirë garat me makina dhe mungesën e kontrollit ligjor.

Kuçana theksoi se kjo nuk është një çështje politike, por një moment reflektimi dhe sensibilizimi, për të shmangur përsëritjen e tragjedive të tilla dhe për të rritur sigurinë në komunitet.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: