Tragjedia në Durrës/Malaj:Dhimbja nuk është vetëm e tyre, është e të gjithëve

Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ka folur për tragjedinë e rëndë në Durrës dhe nevojën për më shumë solidaritet shoqëror.

Malaj u shpreh se shoqëria duhet të tregojë më shumë ndjeshmëri dhe bashkim në momente tragjedie, duke theksuar se dhimbja e familjeve të prekura është edhe dhimbje e gjithë shoqërisë.

Malaj theksoi se shoqëria dhe institucionet duhet të kalojnë nga reagimi pas ngjarjeve, te parandalimi dhe mbrojtja e jetës së fëmijëve, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të përbashkët.NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: