CEREMONIA NË NDERIM TË SERVET PËLLUMBIT/ Zbardhet orari i homazheve dhe përcjelljes në banesën e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 21:52
Më 6 maj 2026 do të zhvillohen ceremonitë mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.
Arkëmorti i tij do të mbërrijë në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku do të zhvillohen homazhet.
Homazhet do të nisin në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Në orën 12:30 është planifikuar ceremonia e përcjelljes, ku do të mbahen edhe dy fjalime, sipas protokollit shtetëror.
Më pas, në orën 13:00, do të bëhet nisja drejt varrezave të Sharrës, ku do të përcillet për në banesën e fundit.

