Kuçana: Mungesa e zbatimit të ligjit po sjell tragjedi të përsëritura

Ajo theksoi se, sipas dëshmive të familjarëve dhe komunitetit, personi i përfshirë në ngjarje ka qenë më herët i përsëritur në shkelje dhe problematik në zonë, duke ngritur shqetësime për mungesë reagimi institucional.

“Nuk është thjesht pakujdesi. Kur një njeri është përsëritës dhe problematik prej kohësh, kjo duhej parandaluar,” u shpreh Kuçana, duke cituar edhe reagimet e familjarëve.

Ajo shtoi se, pavarësisht dhimbjes së madhe, mbetet e domosdoshme që ligji të zbatohet me rigorozitet dhe institucionet të mos dështojnë në parandalimin e rasteve të tilla.

Kuçana theksoi gjithashtu se mungesa e zbatimit të ligjit dhe parandalimit sjell pasoja të rënda sociale, duke kujtuar se në periudha të shkurtra janë regjistruar disa raste tragjike me fëmijë, që sipas saj kërkojnë reflektim urgjent institucional.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: