Tragjedia në Durrës: Gazetarja Musai përlotet në transmetim, nuk arrin të vijojë emisionin
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 19:21
Gazetarja e Ora News dhe moderatorja e emisionit “Epiqendër” nuk ka mundur të përmbajë emocionet gjatë hapjes së programit, teksa po jepte lajmin për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.
E prekur nga ngjarja, ajo u përlot dhe e pati të pamundur të vijonte më tej.
Në këto momente për të dalë dhe nga situata ndërhyri ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj.
Ngjarja në Durrës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur nga qytetarë dhe figura publike, të cilët kërkojnë më shumë siguri dhe përgjegjësi për të shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
