Shkup, protesta kundër shkatërrimit të parkut

Qindra persona kanë protestuar mbrëmë në Shkup kundër shkatërrimit të një parku të vogël në pjesën qendrore të kryeqytetit të Maqedonisë.Protesta e mbrëmshme është organizuar, pasi punëtorët, të mbështetur nga policia, shkatërruan “Parkun Bristol”,  si dhe një tendë të vogël, e cila ishte ngritur nga aktivistët e grupeve “Avangarda” dhe “Oksigjeni”.Demonstruesit i kanë bërë thirrje qytetarët që tu bashkohen në protestat e ardhshme kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e zyrave administrative në hapësirën e parkut.Në një gjest ironik, protestuesit kanë shpallur se parkun tani do e quajnë “Nikolla Gruevski”, sipas emrit të kryeministrit të Maqedonisë.