Mehmeti: “Brain drain” masiv, studentët më të shkëlqyer po ikin nga Shqipëria

Një debat i ashpër në emisionin "Drejt", në "Ora News" ka vënë në qendër të vëmendjes dy fenomene shqetësuese për shoqërinë shqiptare: “rrjedhjen e trurit” (brain drain) dhe atë që u cilësua si “shpëlarje të trurit” (brainwash) masiv.

Senada Mehmeti, u shpreh se Shqipëria ka pësuar një humbje të thellë të kapitalit njerëzor.

Ajo argumentoi se vendi është zbrazur nga individët më të shkolluar dhe më të talentuar.

“Të gjithë ata që janë shkolluar, janë edukuar, nuk e kanë gjetur veten në këtë vend. Më ekselentët kanë ikur, nuk janë këtu,” deklaroi ajo, duke shtuar se shkaku kryesor i këtij eksodi masiv është mungesa e sigurisë për jetën.

"Është bërë një rrjedhje e trurit. Të gjithë ata që kanë, janë shkolluar, janë edukuar, nuk e kanë gjetur veten në këtë vend.

Unë i kam me fakte sepse i kam pasur studentë të shkëlqyer, më ekselentët kanë ikur, nuk janë këtu. Dhe nuk mund të më thojë mua njeri nuk kanë ikur se unë i prek çdo ditë. Kanë ikur.

Të gjithë njerëzit e shkolluar, të gjithë, jo të gjithë se shyqyr zotit s'kanë ikur të gjithë, por një pjesë shumë e madhe.

Sepse nuk e ndjejnë jetesën të sigurt. Ikin për siguri jete. Këtu në këtë shtet nuk ka siguri. Kush ka mbetur këtu? Shumica janë patronazhista, administratë, pensionista.

Vërtetë që kjo qeveri ka gabimet e veta, por ajo që do të vij është i njëjti sistem", u shpreh ndër të tjera Mehmeti.

Ndiqni intervistën e plotë: