Hoxha takim me zyrtarët në Luksemburg: Diskutime për hapat e ardhshëm të negociatave dhe ruajtjen e ritmit të zgjerimit të BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Luksemburgu, ku u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Xavier Bettel.

Gjatë takimit, dy zyrtarët folën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fusha si inovacioni, teknologjia dhe turizmi. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut u vlerësuan si shumë të mira dhe me hapësirë për zhvillim të mëtejshëm.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen që Luksemburgu i ka dhënë vazhdimisht këtij procesi, ndërsa u diskutuan edhe hapat e ardhshëm të negociatave.

Në fokus ishte edhe rëndësia e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së, duke u mbështetur në kritere të qarta dhe në arritjet konkrete të vendeve kandidate.

Palët ranë dakord të vijojnë bashkëpunimin dhe kontaktet, ndërsa në të ardhmen pritet edhe një vizitë e ministrit Bettel në Shqipëri.

POSTIMI I MINISTRIT TË JASHTËM, FERIT HOXHA: