“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Program i ri me kredi deri në 2 mln euro dhe interesa më të ulëta për bizneset e vogla

Qeveria po përgatit një program të ri financimi për bizneset e vogla dhe të mesme, i quajtur “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Nisma e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, pritet të lançohet së shpejti, ndërsa brenda këtij muaji synohet arritja e marrëveshjes mes Banka e Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë.

Programi parashikon një linjë kredie të mbështetur nga shteti, me norma interesi më të ulëta se ato të tregut.

Financimi do të shkojë deri në 2 milionë euro për çdo projekt, duke u dhënë mundësi bizneseve të vogla të rriten dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Kjo skemë nuk do të jetë e hapur për kompanitë e mëdha.

Përfitues do të jenë startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punishte të ndryshme dhe agroturizme që duan të investojnë dhe të zhvillohen më tej.

Qëllimi është t’u jepet një shtysë bizneseve që kanë ide dhe plane konkrete, por që e kanë të vështirë të sigurojnë financim me kushtet aktuale të tregut.

KRYEMINISTRI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË AGROTURIZMIT: