Vizita në Abu Dabi/ Rama publikon VIDEO nga bisedimet me presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed: Takimi me mikun e shtrenjtë, më e mira është përpara

 Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar video nga bisedimet me presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed në Abu Dabi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se takimi me Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se më e mira është e gjitha përpara.

“Abu Dabi – Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, shkruan Rama krahas videos.