Xhixho: Gjyqi ndaj Ilir Metës është politik, çështjen do ta çojmë në Strasburg

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në 'Ora News', deputetja e PL, Erisa Xhixho foli për procesin gjyqësor ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin e cilësoi si një “gjyq politik” dhe një urdhër direkt i kryeministrit Edi Rama.

Xhixho ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe mënyrës së arrestimit dhe trajtimit të zotit Meta, duke paralajmëruar se çështja do të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut.

"Është një gjyq politik. Presidenti i Partisë së Lirisë, i cili u rrëmbye në mënyrë banditeske në dritën me diell, me policë pa uniformë, të paidentifikuar, me makina të paidentifikuara, që nuk iu dha vendimi i arrestit për tre orë me rradhë dhe kjo tashmë e faktuuar dhe në raportin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, mbajtja e tij në izolim ekstrem, ku i mohohen shumë nga të drejtat, qoftë për takime me deputetë, eurodeputetë, komunikime me liderët e partisë, por edhe me familjarët e tij.

Dhe absolutisht, seanca paraprake dëshmoi fare qartë që nuk ka asnjë fakt, asnjë provë penale ndaj presidentit të Partisë së Lirisë. Absolutisht që ne do të duhet të kishim kryer gjithë procedurat brenda vendit, duke ezauruar tashmë edhe Gjykatën Kushtetuese e cila dha një vendim absolutisht absurd, politik, duke mos u shprehur për arrestimin e zotit Meta.

Pra, Gjykata Kushtetuese, që duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, duhet të mbrojë ligjin dhe kushtetutën, zgjedh të mos marri vendim dhe të mos shprehet për atë arrestim që e pa gjithë bota, mënyrën si u arrestua dhe mesazhin që duhej t'i jepej patjetër para zgjedhjeve, që kur ia bëjmë këtë zotit Meta, imagjinoni çfarë i bëjmë ne qytetarit të thjeshtë.

Është e paimagjinueshme dhe të ma thotë një jurist pse mbahet zoti Meta sot në izolim ekstrem.

Hetimi ka mbaruar, nuk ushtron asnjë funksion publik për të intimiduar dëshmitarë apo për të prishur prova.

I është përgjigjur gjithmonë drejtësisë dhe nuk ka asnjë arsye pse ti ta mbash në izolim ekstrem.

Absolutisht, ne jemi shumë të qartë dhe ai është shumë i qartë që këtu është një urdhër politik i Edi Ramës.

Tashmë ne do të shkojmë në Strasburg, ku jemi besimplotë që në Gjykatën e Strasburgut të gjitha të vërtetat, jo vetëm do të çmontohen, por absolutisht dhe të gjitha akuzat do të rrëzohen.

Zoti Meta është më i motivuar se kurrë për, për të filluar procesin e gjykimit në datë 27 Prill, si kundër e thatë dhe ju të premten, dhe ka ftuar të gjithë gazetarët, të gjithë qytetarët, për ta ndjekur në kohë reale këtë gjykim, i cili do të tregojë fare qartë që jo vetëm arrestimi, jo vetëm izolimi i tij është politik, por absolutisht nuk kemi të bëjmë fare me një shtet të së drejtës apo me një proces të rregullt ligjor.

Nuk kam pritshmëri në situatën, jo vetëm si ndodhi arrestimi, jo vetëm si po procedohet tashmë edhe me këtë proces. Por absolutisht që zoti Meta është, absolutisht i bindur dhe ne gjithashtu në të vërtetat e tij dhe pikërisht gjykimi në themel që deri dje nuk u janë lejuar as media, as gazetarë, as për ta intervistuar dhe jemi më keq se Rusia.

Sepse liderët opozitarë në Rusi janë lejuar t'i japin intervista dhe për BBC-në e CNN-in, kurse zoti Meta nuk jep dot asnjë, asnjë intervistë.

Unë e kuptoj tmerrin që kanë nga fuqia elektorale e zotit Meta apo figura e zotit Meta.

Kemi parasysh që të gjitha këto akuza që sot i ngarkohen zotit Meta, janë bërë në momentin që ai ka qenë President i Republikës, në momentin që ai ka pasur një betejë shumë të fortë me, me zotin, me kryeministrin Rama dhe nga ana tjetër mos harrojmë edhe lobimin që bëhej në atë kohë për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe çështjen e detit.

Por, gjykimi në themel do të tregojë në dritë të gjithë qytetarëve, por edhe denoncimet që po bëhen dhe sqarimet që po bëhen edhe nga Sekretari i Përgjithshëm çdo ditë mbi faktet e reja dhe mbi të gjithë dosjen.

Absolutisht janë një mënyrë për të sqaruar edhe qytetarët që nuk ka asnjë fakt penal dhe asnjë provë konkrete që mund të implikojnë. Më thoni një vendimmarrje të zotit Meta që ka sjellë dëme buxhetit të shtetit", u shpreh ndër të tjera Xhixho.