RIKONSTRUKSIONI I SPITALIT/ Xhixho: Sot 10 salla operatore janë jashtë funksionit, ndërhyrjet e planifikuara të reduktuar në minimum

Në një lidhje direkte për Ora News, deputetja e PL, Erisa Xhixho, foli për situatën në Spitalin e Traumës gjatë rikonstruksionit dyvjeçar.

Punimet kanë nxjerrë jashtë funksionit pjesën më të madhe të sallave operative, duke kufizuar ndjeshëm shërbimet për pacientët.

“Janë bllokuar disa shërbime dhe zgjidhja për këtë periudhë nuk siguron akses për qytetarët. Sot 10 salla operative janë jashtë funksionit.”-tha ajo.

Aktualisht, në dispozicion mbeten vetëm sallat e urgjencës, ndërsa vetëm një sallë përdoret për ndërhyrje rutinë. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të listave të pritjes.

“Sallat e urgjencës përdoren vetëm për rastet emergjente. Ndërhyrjet e planifikuara janë reduktuar në minimum, duke krijuar radhë të gjata pritjeje.”-shtoi Xhixho.

Ndërkohë, disa shërbime nuk ofrohen më gjatë kësaj periudhe. Operacionet ortopedike, përfshirë vendosjen e protezave, janë ndërprerë.

Po ashtu, pacientët me komplikacione si këmba diabetike nuk marrin trajtim në këtë spital.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ORA NEWS: