Muharremi: Protesta e opozitës ishte “foltore kombëtare”, mesazhi final ishte dh*në dhe destabilizim

Analisti Alfred Muharremi, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", analizoi protestën e fundit të opozitës, duke argumentuar se ajo i ngjante më shumë një "foltoreje kombëtare" sesa një proteste të mirëfilltë qytetare, e cila sipas tij, kulmoi me një mesazh të qartë dhune dhe destabilizimi.

Sipas tij, një protestë e vërtetë duhet të ketë një kauzë, një strategji dhe pjesëmarrje aktive nga qytetarë që nuk janë pjesë e forcave politike.

Ai theksoi se një tubim i tillë duhet të vijë nga njerëz që nuk merren me parti, por që kanë një ideal apo një shqetësim për diçka që nuk shkon mirë në vend.

Në këtë këndvështrim, tubimi i opozitës u konsiderua si një formë më e gjerë e foltoreve politike që zhvillohen rëndom, dhe jo si një lëvizje spontane qytetare.

"Protestat janë shumë të shëndosha kur bëhen, kur ka një kauzë, ka një strategji, ka një objeksion.

Normalisht unë nuk jam kundër protestës, madje mendoj që protestat janë aq shumë të domosdoshme që të fillojnë edhe të fillon dhe të kuptosh edhe ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me atë që po bëhet protesta.

Për hir të së drejtës, pavarësisht se unë jam i krahut të, të Partisë Socialiste, pra jam i forcës së Partisë Socialiste dhe përfaqësoj Partinë Socialiste, të them të drejtën mua nuk më duket si protestë.

Domethënë protesta për mua ka një konotacion tjetër ose ndoshta kështu jam mësuar unë të udhëhiqem nga, nga protestat që, si e mendoj unë konceptin.

Mua për mendimin tim, është thjesht vetëm një foltore kombëtare. Nga foltoret që bëhen çdo ditë, javë pas jave, pranë kryeministrisë, apo bëhen dhe për qytete të tjera.

Kjo është një foltore kombëtare, ku mblidhen të gjithë. Pak më e gjerë. Është pak më e gjerë. Pra, sepse protesta ka një, një konotacion që duhet të ketë pjesëmarrje aktive.

Pjesëmarrja duhet të vijë nga njerëz të cilët nuk janë pjesë e një force politike, duhet të jenë, duhet të vijnë nga njerëz të, njerëz të cilët nuk merren fare me parti, po thjesht kanë një ideal, kanë një gjë që nuk po shkon mirë në këtë vend.

Dhe absolutisht që ka shumë arsye për të protestuar në këtë vend, nuk mund të themi që ne jemi perfekt në atë që, në atë që neve bëjmë apo Partia Socialiste, qeverisja dhe bën.

Ka shumë të mira, por ka absolutisht ka shumë, ka dhe shumë gabime për shkak sepse bëhet nga, nga njerëzit, pra qeverisjet nga njerëzit. Por, në konceptin tim është që, e para njëherë, mesazhi.

Domethënë mesazhi që marrin qytetarët. Ne, unë kryesisht flas me, me anëtarët e Partisë Socialiste dhe kryesisht i pyes: "Çfarë mesazhi morët nga protesta?" I pyes vazhdimisht.

Më pëlqen t'i pyes edhe për të parë se në çfarë pozite jam dhe unë dhe me çfarë po përballem aktualisht.

Dhe rezulton që mesazhi që jepet mbas, mbasi mbaron fjalimi dhe valëvitet flamuri kombëtar, dhe menjëherë mbas valëvitjes së flamurit kombëtar, mesazhi i molotovit, i fishekzjarrit, i sulmit ndaj forcave të, të policisë, i sulmit ndaj objekteve, është mesazhi që nuk e di se kush e ka këshilluar liderin e Partisë Demokratike, por është një mesazh që realisht, jo  tingëllon shumë keq, por është destabilizues për çdo gjë që ti mendon që duke mbajtur flamurin më të bukur në botë, duke mbajtur shqiponjën dykrenare", u shpreh Muharremi.

Ndiqni emisionin e plotë: