Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Rregulloren e Kuvendit, i hapet rrugë ndryshimeve
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e muajit shkurt, ku u rrëzua Kuvendi lidhur me rikompozimin e komisioneve të përhershme parlamentare.
Gjykata arriti në përfundimin se Kuvendi nuk respektoi procedurat kur në nisje të legjislaturës së re në shtator të vitit të shkuar, rikompozoi të gjithë arkitekturën e komisioneve të përhershme parlamentare, duke shtuar numrin nga 8 në 11.
Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar procedura ka qenë antikushtetuese dhe nevojitej të rregullohej.
“Gjykata vlerësoi se duhet vendosur shfuqizimi i vendimit të Kuvendit për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi”, thuhej në vendimin e Kushtetueses.

