Gjyqi i të arrestuarve në protestën e 17 prillit, gjykata cakton masat e sigurisë për 11 të ndaluarit (EMRAT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 16:31
11 persona që morën pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të premten, kanë dalë përpara gjykatës këtë të hënë.
Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për ta, duke lënë në arrest me burg 5 prej tyre.
Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.
Avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.
Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë.
Sakaq, 6 protestuesit e tjerë që u ndaluan janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
