Gjoni: Policia përdori spraj për kafshët ndaj protestuesve! Civilë pa kartë tërhoqën qytetarët zvarrë
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", foli për protestën e fundit të opozitës, e cila sipas tij është shoqëruar me një nivel të lartë dhune policore, e përdorur pa asnjë provokim nga ana e protestuesve.
Gjoni u shpreh se ngjarjet kulmuan me përdorimin e një lënde kimike të rrezikshme, e njohur si “spraj ariu”, ndaj deputetëve, gazetarëve dhe qytetarëve.
"Protesta e fundit rezulton që ka një numër të shtuar të dozës së në lidhje me dhunën për shkak edhe të emërimit të drejtorit të ri të policisë, për të treguar një zell të tejskajshëm në raport me drejtuesit e tij, edhe me ministrin Lamllari, por njëkohësisht edhe me kryeministrin Rama, dhe për të thënë që unë në drejtimin e Policisë së Shtetit jam ndryshe nga ish-paraardhësi Proda.
Dhe po ta shihni, kemi pa provokime, pa ndërhyrje, pa shtyrje të policisë, dëmtimin e nënkryetarit të partisë, sekretarit të përgjithshëm të partisë, edhe të zotit Boçi, edhe të zotit Noka.
Ju e keni parë kolegut tuaj gazetar zotit Alon Kalaja. Njëkohësisht deputetin Klevis Balliu, por edhe një numër të madh të tjerësh deputetë.
Unë kam takuar edhe zotin Piroli, i kishin hedhur nga ky spraj.
Spraj ariu thanë. Përdoret për të neutralizuar deri edhe kafshët me një fuqi të tejskajshme që janë arinjtë, për shkak, në rast se hidhet në pjesën e fytyrës dhe të syve, krijon një neutralizim të plotë, një djegie të jashtëzakonshme të të fytyrës dhe të lëkurës.
Kështu që mënyra se si ka qenë dhuna e Policisë së Shtetit ka qenë një dhunë e dirigjuar dhe e organizuar nga ana e tyre dhe kësaj radhe është përdorur pa as edhe një lloj shkaku.
Dhe po të shihni nga pamjet televizive të cilat juve i keni transmetuar, por edhe nga videot të cilat janë marrë në mënyrë të rastësishme, mënyra se si policë civilë, njerëz pa numër identifikimi, policë të strukturave civile, që normalisht nuk mundet në një protestë, të hyjnë dhe të të kapin njerëzit si kafshë nga mënyra se si i kanë trajtuar, dhe kjo jo vetëm në raport me deputetët, por numri i atyre të cilët janë dëmtuar ka qenë shumë i madh i qytetarëve të thjeshtë dhe rezulton që një pjesë e madhe e këtyre qytetarëve të cilët janë dëmtuar, nuk kanë shkuar dhe nuk janë aq publike saqë është deputetët, për shkak edhe të përqëndrimit dhe fokusit që mediat kanë në raport me me me deputetët dhe me drejtuesit politikë", u shpreh Gjoni.
Ndiqni intervistën e plotë:
