Burg 5 protestuesve të 17 prillit/ Noka: Kanë fabrikuar duke falsifikuar provat. Kishin bidonë me ujë në dorë, jo m*lotov!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 protestues, ndërsa për 6 të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë më 17 prill. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi gjyqtarin që dha vendimin për lidhje me PS-në.

“Kanë fabrikuar duke falsifikuar provat dhe faktet. Një nga ata që prokuroria dhe gjykata vendosi masën me burg është kapur me shishe me ujë në dorë, i kanë thënë është molotov, kjo nuk ndodhte.

Ne denoncojmë edhe gjyqtarin që pa provë dhe fakt, asnjë të dhënë, edhe dy invalid i konsideron grup dhe persona përgjegjës për dhunë. Gjyqtari Peza një militant politik është po ai që dha vendimin për Kolegjin Zgjedhor për Ramën dhe u transferua në Tiranë si shpërblim. Ai gjyqtar u zgjodh qëllimisht për të dënuar protestuesit e pafajshëm për të mbjellë panik tek qytetarët” tha ai.

Të arrestuarit:
* Klement Çuçka
* Bujar Tusha
* Mirvet Toçilla
* Igball Domi
* Henri Shapllo
* Gentjan Tuga
* Semi Bici
* Edison Shyti
* Bardhyl Ndou
* Sokol Bajraktari
* Ernest Kapo

Në burg:
* Klement Çuçka
* Bujar Tusha
* Henri Shapllo
* Mirvet Toçilla
* Semi Bici