Softa: Mashtrimet online kryhen nga grupe të strukturuara

Në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të enjte mbi rrezikun e mashtrimeve online dhe mënyrën se si funksionojnë grupet e strukturuara kriminale në hapësirën kibernetike.

I ftuar në studio ishte eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili theksoi se mashtrimet online nuk kryhen nga individë të veçantë, por nga grupe të organizuara që veprojnë në mënyrë të strukturuar dhe ndërkombëtare.

Sipas tij, hetimet për raste të tilla shpesh zgjasin për vite dhe përfshijnë bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të vendeve të tjera, si Austria dhe Gjermania, ku fillimisht janë regjistruar denoncime për mashtrime dhe grabitje.

Ai shpjegoi se në disa raste, Shqipëria përdoret si një bazë operacionale për këto grupe, ndërsa pjesë të ndryshme të aktivitetit kriminal ndahen mes aktorëve të ndryshëm, si menaxhimi i llogarive, marketingu dhe përdorimi i serverave.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”