GJKKO pranon prova të reja për vr*sjen e Gjin Ndojit, letërporosi drejt Francës për SKY ECC
Në Gjykatën e Posaçme po vijon procesi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe të pandehurve të tjerë, Behar Brajoviç dhe Edmond Preka, të akuzuar për vrasjen e Gjin Ndoji në gusht të vitit 2020.
Gjykata ka pranuar kërkesat e avokatëve për administrimin e provave gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Mes tyre është edhe dërgimi i një letërporosie të re drejt Franca, për të sqaruar burimin e të dhënave të platformës së komunikimit SKY ECC, e cila përmendet në dosje.
Po ashtu, është pranuar edhe një kërkesë tjetër e mbrojtjes për të përfshirë si provë një vendim të autoriteteve gjyqësore në Holanda, i cili në vitin 2019 nuk ka lejuar përgjimin masiv të përdoruesve të kësaj platforme.
Ndërkohë, në seancën e ardhshme pritet të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Mes tyre është edhe Jozi Kraja, vëllai i viktimës, i cili është ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra për një tjetër çështje penale. Gjithashtu, pritet të dëshmojë edhe partnerja e viktimës.
Procesi vijon me shqyrtimin e provave dhe dëshmive, ndërsa pritet të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

