Josifi: Të moshuarit më të rrezikuar nga mashtrimet online

Në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të enjte mbi rrezikun në rritje të mashtrimeve online dhe kategoritë më të prekura nga këto skema.

I ftuar në studio ishte eksperti i sigurisë kibernetike pranë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Kristian Josifi, i cili theksoi se më të rrezikuar nga mashtrimet digjitale janë moshat e treta.

Sipas tij, mungesa e informacionit dhe njohurive mbi teknologjinë i bën të moshuarit më të ekspozuar ndaj këtyre skemave mashtruese.

Ai solli si shembull një fushatë të fundit që ka qarkulluar në platformën WhatsApp.

Në këtë kuadër, ai bëri thirrje për më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim, veçanërisht për moshat më të mëdha, duke këshilluar që të mos klikohen linke të panjohura dhe të verifikohet çdo kërkesë përpara se të ndërmerret një veprim online.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”