EMRAT+PAMJE/ Pl*gosën rëndë një person, arrestohen dy persona në Kamëz
Dy shtetas të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Double”, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarve.
Isak Mema, 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
Bilbil Ajazi, 38 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë, ndaj tyre është ekzekutuar urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës më 15 prill 2026, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se më 3 prill 2025, dy shtetasit kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
