Lilo: Mashtrimet digjitale nuk prekin vetëm paratë, por edhe imazhin

Në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të enjte mbi rrezikun e mashtrimeve online dhe pasojat që ato shkaktojnë tek qytetarët.

I ftuar në studio ishte eksperti i sigurisë kibernetike pranë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Egli Lilo, i cili theksoi se mashtrimet online kanë më shumë se një qëllim dhe pasoja.

Sipas tij, një nga objektivat kryesore të këtyre sulmeve është dëmtimi financiar i qytetarëve, i cili konsiderohet edhe forma më e rëndë e dëmit.

 Përveç kësaj, ai shtoi se një tjetër pasojë e rëndësishme është dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të individëve.

Eksperti nënvizoi se këto rreziqe e bëjnë të domosdoshme rritjen e kujdesit dhe ndërgjegjësimit gjatë përdorimit të platformave online, pasi pasojat mund të jenë serioze si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë personal.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”