Toçi: Mesazhet promocionale dhe spam-i bezdisëse për qytetarët

Në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të enjte mbi shqetësimet në rritje që lidhen me mashtrimet online, por edhe me mesazhet e padëshiruara që u dërgohen qytetarëve.

E ftuar në studio ishte avokatja Dea Toçi, e cila theksoi se përveç rasteve të mashtrimeve me qëllim përfitimi, ekziston edhe një tjetër fenomen shqetësues: mesazhet promocionale të vazhdueshme nga agjentë të ndryshëm shitjesh.

Sipas saj, këto mesazhe jo domosdoshmërisht përbëjnë mashtrim, por krijojnë bezdi për qytetarët, sidomos kur dërgohen në mënyrë të përsëritur dhe pa interes nga ana e marrësit.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”