Pl*gosja e 3 personave në Bulqizë/ AMP pezullon dy policë për shpërdorim detyre dhe mosveprim
Dy punonjës policie në Dibër janë pezulluar nga detyra dhe nuk lejohen të dalin jashtë vendit, pas një vendimi të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Bëhet fjalë për dy inspektorë të policisë, një në shërbimin e trafikut dhe një në rendin publik në Komisariatin e Bulqizës.
Ata dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 10 mars 2026 në Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se punonjësit nuk kanë përmbushur detyrat që u ngarkon ligji gjatë ndërhyrjes për këtë rast.
Masat e vendosura ndaj tyre janë pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

